FRAVIKS Educator Program
Nga artiste e thonjve në trajnere profesionale. Një program i avancuar për të përforcuar standardin teknik, për të mësuar artin e mësimdhënies dhe për të ndërtuar një identitet të besueshëm si edukatore.
Apliko për programinTri shtyllat e një trajnereje të kompletuar
Standardi teknik
Vlerësim fillestar, perfeksionim i teknikës, analizë e gabimeve dhe rezultate të denja për standardin FRAVIKS.
Metodologjia
Si të ndërtosh një leksion, të demonstrosh qartë, të udhëheqësh praktikën dhe të korrigjosh studentet me profesionalizëm.
Biznesi i trajneres
Pozicionimi, struktura dhe çmimi i trajnimit, materialet, eksperienca e studentes dhe prezantimi profesional.
Formim serioz, jo vetëm një certifikatë.
Programi parashikohet në format hibrid me leksione, takime live, detyra praktike dhe vlerësim final. Pranimi bëhet vetëm pasi të shqyrtohet niveli teknik dhe objektivi profesional i kandidates.
Ky program është për ty nëse…
Ke eksperiencë
Ke një bazë solide si artiste e thonjve dhe dëshiron ta çosh punën tënde në nivel edukimi.
Kërkon standard
Nuk dëshiron vetëm të tregosh hapa, por të kuptosh, shpjegosh dhe korrigjosh me metodë.
Je gati të vlerësohesh
Pranon vlerësimin, detyrat praktike dhe provimin final si pjesë të zhvillimit tënd.
Je gati të kalosh nga artiste e thonjve në edukatore?
Dërgo eksperiencën tënde, certifikatat, 5–10 fotografi pa filtra dhe objektivin tënd si trajnere. Pas vlerësimit do të marrësh informacion për rrugën më të përshtatshme.
Dërgo aplikimin